DB90-RX IP Audio Decoder është një dekoder i integruar për transmetimet IP te sinjaleve audio dixhitale nga DEVA Broadcast.
Dizenjuar për kualitet të lartë dekodimi audio, DB90-RX suporton HE-AAC versionin 1 dhe 2, MPEG-1 shtresa 3 stream-e audio të kompresuar dhe stream-e PCM të pa kompresuara për marrje audio pa humbur cilësinë.
Dekodimi kryhet në kohë reale nga një procesor i fuqishëm DSP dhe sinjali i daljes është si në format dixhital dhe analog.
Kjo paisje e teknologjisë së lartë vjen në një formë të vogël dhe kompakte duke siguruar lehtësisht integrimin e sistemeve ekzistuese audio në Internet, DB90-TX lejon menaxhimin nga cdo lloj web browser.
Së bashku me burimin e tij kryesor IP audio DB90-RX vjen me burime audio backup për stabilitet më të lartë. Nëse sinjali audio nga burimi kryesor mungon, paisja do të komutohet në burimin e parë backup të disponueshëm. Ndërkohë që sinjali kryesor audio rikuperohet, DB90-RX do të komutohet automatikisht në burimin primar.
DB90-RX në kombimin me ndërfaqen WEB bazuar në HTML 5 mund të përdoret për Broadcast, Internet Radio, per linkun studio-transmetues gjithashtu edhe për aplikacionet VoIP. Është kompatibël me cdo sistem radio, duke përfshirë Icecast dhe Shoutcast, dhe suporton Real Time Protocol (RTP).

KARAKERISTIKAT KRYESORE TË DB90-RX:

• Kualitet i lartë HE-AAC (v.1 dhe v.2), Dekodim MPEG-1 dhe MPEG-3
• 32 kHz, 44.1 dhe 48 kHz shkalla e sample
• Suporton të gjitha bitrate standarde dhe VBR
• 6 LED dhe dalje telefonie për diagnostifikim të shpejtë
• Klienti DHCP cakton automatikisht parametrat e konfigurimit të rrjetit

• Setup i thjeshtë nëpërmjet një web browser standard
• UPnP për zbulim të thjeshtë në Rrjetin Lokal
• Shoutcast / Icecast kompatibël me stream TCP/IP
• Komutim automatik në një server tjetër në rasti kur humbet konektiviteti
• Dalje Audio Analoge (konektorë 2 x RCA)
• Dalje Audio Dixhitale (konektorë RCA)

APLIKACIONET TIPIKE TË DB90-RX:

1. Transmetim Audio nëpërmjet rrjeteve IP (DB90-TX kërkohet edhe në krahun e kundërt)

2. Transmetim Audio nëpërmjet linke-ve Wireless Point-to-Point IP

3. Transmetim Audio Multipoint nëpërmjet rrjeteve IP

4. Transmetim Audio në kohë Reale me vonesa të vogla

Për më shumë informacion klikoni këtu.

 

Tags: , ,