SRG360SHE është një kamera PTZ Full HD me Triple-Stream PoE dhe me dalje 3G-SDI, HDMI dhe IP H.264.

Kjo kamer është dizenjuar për tu përdorur në mjedise shkollore, mbledhje, evente apo studio televizive të vogla të cilat duhet të prodhojnë në HD dhe nuk kanë nevojë për kameraman. E reja e këtyre kamerave është fakti që kanë Power over Ethernet dhe mund të nxjerrin video dhe audio streaming në mënyrë simultane në tre dalje (audio e embeduar në IP, HDMI dhe 3G-SDI). Daljet simultane ne HD 1080/60p të videos nëpërmjet tre streameve dalëse e bën ideale për webcasting dhe për të parë eventin live që po regjistron.

srg

Veti të tjera të SRG360SHE

  • Transmetimi simultan i videove full HD në daljet 3G-SDI, HDMI dhe IP H.264. Triple stream output, kamera suporton dalje të njëkohshme në portat 3G-SDI, HDMI dhe IP (H.264). Gjithashtu mund të ofrojë në dalje video me rezolucion 1920×1080/60p në një kabllo të vetëm BNC nëpërmjet 3G-SDI që mund të zgjatet deri në 100 metra duke lehtësuar instalimet.
  • PoE+ për ushqim duke ofruar lehtësi në instalim dhe fleksibilitet. SRG360SHE suporton PoE+ që ofron mundësi për të mbartur video/audio IP, kontroll dhe fuqi në një lidhje të vetme.
  • Kualitet audio i përmirësuar me equalizer dhe funksione auto-lip sync. SRG360SHE përmirëson audion stereo që vjen nga një mikrofon stereo i lidhur ose nga line input duke përdorur equalizerin e integruar dhe auto level control. Vonesat e pa dëshiruara midis videos dhe audios kompensohen nga funskioni auto lip-sync.
  • Funksionalitete PTZ të përmirësuara. SRG360SHE ofron funksionalitete të përmirësuara PTZ për të prodhuar pamje profesionale pa praninë e kameramanëve. ‘Semi-Synchronous Simultaneous Motion’ përmirëson tranzitimin midis subjekteve duke dërguar pamje të qarta dhe të koordinuara të lëvizjes së kameras të cilat nuk e shpërqëndrojnë shikuesin.
  • Zmadhim optik i fuqishëm dhe kënd të gjerë shikimi. SRG360SHE ofron zmadhim optik deri në 30x dhe 12x për digital zoom dhe 65 grad kënd shikimi.
  • Deri në 256 pozicione të paracaktuara të kameras.

 

Për më shumë informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

Tags: , , ,