LDX 86 4K është një kamera e prodhuar nga një brand i njohur si Grass Valley, e cila ofron filmime dhe pamje në HD/3G si edhe në 4K UHD (3840 x 2160p 50/59.94). Gjithashtu kjo kamer ju jep mundësinë për ta upgrade-uar në versionin LDX 86 Univerese, e cila ofron opsione dhe funksionalitete për filmime në 6X HD, dhe 3X HD/3G high frame rate. Gjithashtu ofron spektër të gjerë ngjyrash  konform ITU-R BT2020 dhe mundësinë për të bërë një software upgrade për të mundësuar high dynamic range (HDR) me 15 F-stops.

Vetitë kyçe të kësaj kamere janë:

HD / 3G / 4K

  • LDX 86 4K ofron mundësi për tu upgrade-uar në version më të lartë siç është LDX 86 Universe, për të pasur mundësi komutimi midis 1X/3X/6X HD, 1X/3X 3G dhe 1X 4K.
  • LDX 86 ofron filmime në HD/3G/4K, dhe mund të ofrojë filmime me shpejtësi më të lartë, të cilat mund të blihen për periudha 7 ditore ose me gjatë.
  • LDX 86 4K është dizenjuar veçanërisht për transmetimet live UHD / 4K, sidomos për eventet sportive. Përdorimi i lenteve B4 mount HD në vend të lenteve PL, ofron pamje spektakolare pa humbje.
  • LDX 86 4K ofron ndjeshmërinë dhe performancën më të lartë nga të gjitha kamerat 4K.
  • Kanë integrim të plotë me serinë LDX 80, ndaj mund të përdorin të njëjtët akesesorë kamerash, dhe mund të përdorin të njëjtin sistem të kontrollit të kamerave, përfshi edhe suport të plotë me Connect Gateway, për integrimin më të mirë të mundshëm me sistemet e jashtme të kontrollit.

Veti fizike

  • Konektivitet unik për të suportuar XCU (eXchangeable control unit)të shtueshëm në panel
  • Memorie e integruar në XCU për të ruajtur konfigurimet
  • Dalje standarde HD, për të monitoruar ose për çdo lloj funksioni në performancat live.
  • Konektivitet i zgjeruar audio (analog/digital)
  • Audio të embeduar
  • Stacion bazë kompakt e robust (2RU)

ldx 86

Për më tepër informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

 

Tags: , , ,