4K UHD DIGISUPER 86 (UJ86x9.3B) janë lentet për long zoom më të rafinuara të dizenjuara për të suportuar sistemet e broadcastit 4K UHD. Teknologji të avancuara në dizajn, komponente optike cilësore dhe proces prodhimi i kujdeshëm bëjnë të mundur një performancë optike ekslente që i tejkalon kërkesat bazë të prodhimit 4K dhe maksimizon performancën e imazheve video kur lentet përdoren me kamerat më të sofistikuara 4k UHD.

Rang i gjerë zmadhimi dhe gjatësi të lartë fokale

Lentet e broadcastit 4K UHD DIGISUPER 86 (UJ86x9.3B) lejojnë një konfigurim 9.3mm për kënd të gjerë që mund të alternohet deri në një konfigurim 800mm për telephoto, duke ruajtur cilësinë e imazheve në full 4K gjatë gjithë rangut. Rangu i zmadhimit deri në 86x ofron mundësi të pa numërta të inkuadrimit të imazheve për të gjitha format e produksioneve televizive. Gjerësia e inkuadrimit mund të kapë të gjitha “ndjesitë on-site”, që nga emocionet e tifozëve të një stadiumi të tërë deri tek emocionet e shprehura nga mimikat e lojtarëve në fushë.

Performancë optike që e tejkalon rezolucionin 4K.

Për këto lente është bërë kujdes i madh që të arrihet MTF (Modulation Transfer Function) më e lartë e mundshme në qëndrën e figurës dhe ta ruaj këtë gjatë gjithë rangut focal të këtyre lenteve. Strategji të reja të dizajnit janë përdorur për të mbajtur MTF të lartë që nga qëndra e figurës e përgjatë gjithë planit të imazhit për të arritur qartësinë më të lartë të imazheve 4K. Këto dizajne dhe materialet optike janë përdorur për të ulur devijimet optike monokromatike dhe kromatike në një nivel të tillë që të jenë të pranueshme për portretizimet 4K me kualitet të lartë në ekranet e mëdha.

Zbatueshmëri dhe lehtësi përdorimi ideale për filmimet 4K

Lentet 4K UHD DIGISUPER 86 (UJ86x9.3B) janë dizenjuar në mënyrë të tillë që të kenë një montim shumë preciz të të gjithë elementeve optike për të ruajtur performancë të plotë 4K gjatë gjithë rangut focal. Prioriteti kryesor ka qënë arritja e gjurmimit të fokusit me precizion të lartë (precision focus tracking) në gjithë rangun e zmadhimit të lenteve. Është optimizuar gjithashtu edhe “Digital servo speed” për të plotësuar të gjitha kërkesat operacionale të eventeve sportive. Strategji dizajni optomekanike të avancuara janë përdorur për ti bërë lentet në përmasa të tilla që lehtësojnë përdorimin e tyre.

Disa specifikime të tjera të lenteve janë si më poshtë:

Object Image Format:                                  2/3 inch

Aspect Ratio:                                                     16:9

Zoom Ratio:                                                       86X

Focal Length Range:                                       9.3 ~ 800mm

Focal Length Range with Extender:         18.6 ~ 1600mm (with 2x Extender)

Angular Field of View:                                  54.6° × 32.4° at 9.3mm0.69° × 0.39° at 800mm

Angular Field of View with Extender    28.9° × 16.5° at 18.6mm (with 2x Extender) 0.34° × 0.19° at 1600mm (with 2x Extender)

 

Për më shumë informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

Tags: , ,