Implementimi i televizionit digjital tokësor (DVB-T2) po fillon të realizohet në Shqipëri si edhe është drejt fundit në vende të tjera të Evropës. Duke qenë se procesi sapo ka filluar ka akoma kanale analoge të cilat janë në transmetim. Në shumicën e rasteve për të marrë sinjalin digjital tokësor, nuk është e nevojshme për zëvendësimin e antenës aktuale që është përdorur për marrjen e sinjaleve analoge. Por praktika në vendet evropiane që kanë të zbatuar sistemin digjital tregon që në disa raste është më mirë zëvendësimi edhe i antenës me një më të modernizuar. Kjo lidhet për shkak të transmetimit me fuqi më të ulët të disa transmetuesve digjital gjatë periudhës së kalimit ku ka ende transmetues analog në punë. Gjithashtu ndërtesat e reja duhet të pajisen me teknologjitë e reja.

Le ti përgjigjemi pyetjes: Çfarë antene duhet për të marrë sinjalin DVB-T2?

Sigurisht që kjo pyetje nuk mund të ketë një përgjigje të saktë pasi zgjedhja e antenës bëhet në varësi të disa faktorëve dhe një profesionist në varësi të matjeve mund të bëj zgjedhjen e duhur. Për njerëzit që duan të blejnë antenë vet mund të zgjedhin një model antene UHF (ose VHF në rast se transmetimet digjitale bëhen në pjesën VHF të spektrit të frekuencave) dhe mundësisht ta drejtojnë nga pika e transmetimit që mund ose jo ta shikojnë me sy të lire. Profesionistët e fushës duhet të kenë parasysh këto faktor në blerjen dhe montimin e antenës:

  • Distanca nga transmetuesi
  • Fuqinë e transmetuesit
  • Lartësinë e antenës transmetuese
  • Direktivitetin e antenave transmetuese
  • Profilin e terrenit (pengesat natyrale dhe të bëra nga dora e njeriut midis antenës transmetuese dhe marrëse)
  • Mjedisin (zonë e hapur, hapësirë urbane etj)

 

Dy nga tre të parat mund të gjenden duke përdorur shërbime që ofrohen në internet si Google Earth dhe duke ditur pikat e transmetimit. Pikat e transmetimit gjenden në faqen zyrtare të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA – ama.gov.al ) dhe të paraqitura në foton më poshtë.

Gjithashtu profili i terrenit ka shumë rëndësi. Pavarësisht se transmetuesi mund të transmetoj me fuqi të lartë shpesh ka pengesa midis transmetuesit dhe marrësit. Idealja është vendosja e antenës dhe orientimi i saj nga një transmetues që ka pamje direkt me të ose pozicionimi për të evituar sa më shumë pengesa (psh. disa pallate rresht).

Në varësi të distancës nga këto pika transmetimi bëhet edhe zgjedhja e antenës për tu përdorur për marrjen e sinjalit digjital. Një listë antenash të mundshme për këtë shërbim paraqitet më poshtë

Specifikimet teknike të këtyre antenave mund ti gjeni duke klikuar këtu.

Përpos zgjedhjes së antenës bëhet edhe projektimi i sistemit të shpërndarjes së sinjalit në ndërtesën ku është planifikuar të bëhen instalimet. Në varësi të tipologjisë së ndërtesës apo numrit të dëshiruar të ambienteve ku kërkohet sinjal televiziv bëhen projektet përkatëse. Shembull i një projekti tregohet në figurën më poshtë ku paraqiten skema e shpërndarjes dhe pajisjet e nevojshme për marrjen e sinjaleve digjitale tokësore në një shtëpi dykatëshe.

marrja

Në fund të çdo terminali ku dërgohet sinjali TV për të parë kanalet e transmetuara është e nevojshme pajisja me një dekoder DVB-T2 i thjeshtë apo me veti të avancuara.

 

Për më shumë informacion pyesni në forumin e AIBE.

 

 

 

Tags: ,