Instituti i Inxhinierëve Broadcasting Shqiptarë  është shoqatë e  themeluar me vullnet te lire te anetareve, joqeveritare, jo fitimprurese, gezon liri dhe autonomi te veprimit e perputhje me legjislacionin shqiptar.

Qëllimi kryesor i shoqates është organizimi dhe zhvillimi i një pune të gjerë në drejtim të krijimit të një jete komunitare të sektorit të teknologjisë së broadcasting në vend, përfaqësimi i interesave të këtij sektori dhe rritja e komunikimit midis pjesëtarëve të tij, ndërtimi dhe rritja e komunikimit me sektorë analogë në vende të tjera, etj.

Për realizimin sa më të mirë dhe të plotë të qëllimeve të saj, shoqata do te shtrijë aktivitetin në këto drejtime kryesore:

  • Të adresojë nevojat e sektorit të teknologjisë broadcasting, duke u bërë përfaqësuesja e këtij sektori në Shqipëri.
  • Të jetë një zë i fortë i këtij sektori në komunikimin dhe ndërveprimin si me entet private dhe ato publike.
  • Të identifikojë dobësitë dhe pengesat për zhvillimin dhe rritjen e këtij sektori.
  • Të zhvillojë dhe fuqizojë industrinë e teknologjisë së broadcasting, duke e promovuar, dhe duke lehtësuar sjelljen e risive në këtë fushë.
  • Të zhvilloje dhe promovoje kete fushe.
  • Të krijojë partneritete me organizma të tjerë dhe të promovojë edukimin e profesionistëve të këtij sektori.

ANETARET THEMELUES

  1. Artan XHORI
  2. Rozeta (Mitrushi) Miho
  3. Redi Neziri
  4. Apostol Noti
  5. Genc Hamzaraj
  6. Rezart Veipi
  7. Shefqet Meda

aibe-var3_web1-82x55