Seria e kamerave LDX 82 është e përbërë nga katër modele dhe ofron një varietet nivelesh operimi dhe fleksibilitet për tu përshtatur për çdo nevojë të produksionit. Gjithashtu ofrohet mundësia për tu upgrade-uar sipas rritjes së produksionit dhe biznesit. Kjo përfshin edhe një gamë të zgjeruar ngjyrash sipas ITU-R BT.2020.

Me serinë e kamerave LDX 82 është e mundur të punohet në mënyrën XDR – Extended Dynamic Range (HDR me 15 F-stop të plota, >800% në krahasim me kamerat normale) për të gjitha formatet 50/59.42 Hz duke ofruar një nivel të ri në eksperiencën e shikuesit.

ldx 82

LDX 82 Flex: është niveli fillestar i serisë, për filmime në një format 1080p ose 720p, ku është e nevojshme të kihet njohuri të limituara në përdorim.

LDX 82 Premiere: mund të kaloj nga 1080i në 720p dhe anasjelltas, përfshinë cilësinë e Contour Equalizer, që mundëson prerjen e majave në hijet, tonet e mesme dhe zonat e theksuara në mënyrë të pavarur.

LDX 82 Elite: është si një “makinë pune” për produksionet HD live, që nga eventet sportive live deri tek eventet me skenar. Elite mund të kalojë midis 1080i, 720p dhe 1080PsF dhe ka cilësi si PowerCurves për filmime në kushte të vështira, dhe ColorProtect për mbrojtjen ndaj problemeve të ndriçimit.

LDX 82 WorldCam: është zgjidhja ideale për çdo lloj produksioni në çdo lloj kushtesh duke bërë bashkë të gjitha vetitë e Elite plus 1080p. WorldCam mundëson produksionet në 1080p, që normalisht janë të pa mundura për tu realizuar pa investime të mëdhaja në ndriçim apo pa degradim të dukshëm të kualitetit të imazhit. LDX 82 WorldCam mund të merret si licence më vete nga GV si një upgrade nga secila prej versioneve të serisë.

Gjithashtu janë të disponueshme edhe versione kompakte të kesaj serie në rastet kur ka pak hapësira.

Për më shumë informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

Tags: , ,