Sony HDC-4800 është një sistem kamerash 4K/HD Ultra Hight Frame Rate e përshtatshme për të filmuar në 4K dhe ultra slow motion eventet sportive live. Kamera vjen e shoqëruar bashkë me procesorin e 4K, BPU-4800.

Mund të realizojë filmime në 4K Ultra HD, me imazhe deri në 400P (8X) apo Full HD 800P për të treguar aksionet në fragmente sekondash. Kjo zgjidhje all-in-one për regjistrimet dhe playback UHFR ia bën punën më të lehtë personelit të prodhimeve broadcast duke ofruar pamje fantastike super slow motion për eventet live.

Çdo sekondë e eventit sportiv filmohet në 4K

Kërkesa kryesore e fansave të sportit është të shikojnë pamje me qartësi, ngjyra dhe kontraste ideale në mënyrë që të shijojnë eventin sikur të ishin të pranishëm në stadium. HDC-4800 4K/HD Ultra High Frame Rate Camera System e bën të mundur këtë gjë. Bashkë me procesorin 4K BPU-4800 realizon regjistrime dhe playback në 4K Ultra High Frame Rate (UHFR).

Kënaqu me shpejtësinë

Frame me shpejtësi më të lartë do të thotë pamje më të qartë dhe filmime ultra slow motion që audienca dëshiron. HDC-4800 filmon pamje të përsosura me rezolucion të plotë 4K UHD, me imazhe deri në 400P (8X) dhe full HD 800P (16X). Gjithashtu mundëson të dhëna 4K HFR në mënyrë simultane me regjistrime me kualitet të lartë XAVC dhe kohë regjistrimi deri në 4 orë pa pasur nevojë për një server të veçantë.

HDC-4800

Pamje më të mira, staf i njëjtë:

Regjistrimet dhe playback-u në Ultra High Frame Rate për eventet sportive ka qënë gjithmonë i vështirë për shkak të resurseve për broadcasterat. Ndërsa kërkesat teknike shumëfishohen tani në boten e 4K. HDC-4800 është një zgjidhje all in one për regjistrimet dhe playback në UHFR që është i lehtë dhe i thjeshtë për tu implementuar duke i dhënë personelit mundësinë për të ofruar imazhe fantastike.

 

Për më shumë informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

Tags: , , ,