PXW-X160 është një kamera me tre sensor CMOS 1/3-inch i tipit Exmor dhe është në gjendje të regjistrojë në Full HD në formatet XAVC Intra dhe XAVC Long GOP, gjithashtu edhe në MPEG HD 422 50 Mbps MPEG HD 420 35 Mbps, AVCHD dhe DV. Kjo e bën këtë kamer ideale për një gamë të gjerë aplikimesh që nga ato edukative deri në përdorimet e broadcastit. PXW-X160 ka shumë cilësi tërheqëse që përfshijnë dy slote për kartë memorie SxS, lente fikse HD me zmadhim 25x seria G, që kanë gjerësinë e këndit 26mm dhe filtër variabël ND. Ky lloj filtri konsiston në një çelës me 4 pozicione për selektim midis filtrave ND për më shumë kontroll ndaj kushteve të ndryshueshme të ndriçimit.

Tre sensorët CMOS 1/3-inch të tipit Exmor

Ofrojnë: rezolucion të lartë, ndjeshmëri të lartë, zhurma të ulëta dhe rang dinamik të gjerë për filmime të përmirësuara në kushte të vështira ndriçimi duke ju lejuar më shumë liri të jeni më kreativ.

Lentet HD të serisë G 25x

Kanë një gjerësi të këndit të zmadhimit prej 26mm me tre unaza të pavarura që ndalojnë në fund dhe kanë gjatësi fokale të lartë.

Regjistrime me kualitet të lartë në kartat e memories SxS

PXW-X160 suporton kodimet XAVC Intra dhe XAVC Long GOP si edhe MPEG HD 422 50 Mbps që janë standardet më të pranuara në industrinë e broadcastit dhe janë konform rekomandimeve të EBU. PXW-X160 gjithashtu regjistron në MPEG HD 420 35 Mbps, AVCHD dhe DV, duke ofruar fleksibilitet dhe kursim parash për regjistrimet video.

Mekanizma kontrolli duale për filtrin ND për më shumë fleksibilitet

PXW-X160 është e pajisur me një funksion variabël të filtrit ND. Përdoruesit mund të zgjedhin midis 4 pozicioneve mekanike të çelësit të filtrit ND ose një kontroll linear të tij duke lejuar adaptimin e shpejtë gjatë filmimit sipas kushteve të ndryshme të ndriçimit.

Kjo kamera është kompakte e vogël dhe e lehtë në peshë çka e bën shumë ideale për filmimet në terren për raportimin e lajmeve.

Për më shumë informacion klikoni këtu ose pyesni në forumin e AIBE.

 

 

Tags: , ,