PXW-180 është një kamera që bën regjistrime në Full HD XAVC Intra dhe XAVC Long GOP si edhe në MPEG HD 422 50 Mbpsduke ofruar fleksibilitet në mjedise broadcast dhe aplikime profesionale.

pxw1 pxw2

Tre sensorët 1/3-inch type Exmor™ CMOS e camcorder-it PXW-X180 regjistrojnë në ull HD XAVC Intra dhe XAVC Long GOP, si edhe në MPEG HD 422 50 Mbps, MPEG HD 420 35 Mbps, AVCHD dhe DV duke e bërë këtë kamer ideale për një gamë të gjërë aplikimesh si për video edukative lajme apo prodhime broadcasti.

PXW-X180 ka disa cilësi sgumë tërheqëse si psh dy slote për karta memorie SxS, regjistrim proxy në SD card, një lente zmadhimi HD 25x seria G me 26mm kënd të gjerë dhe filtër ND variabël që mundëson katër pozicione mekanike për filtrin ND për të mundësuar më shumë kontroll kushtet e ndriçimit.

Kamera gjithashtu  ka funksione wireless dhe mundësi për NFC

Tre sensor 1/3-inch type Exmor™ CMOS Full HD

Rezolucion i lartë, sensitivitet i lartë, zhurma të ulëta dhe rang dinamik të gjerë për të ofruar filmime të përmirësuara nën kushte të dobëta ndriçimi dhe më shumë lirshmëri në të krijuar.

Lente zmadhimi profesionale të fiksuara G Series 25x HD

Zmadhim i këndit të gjerë, 26mm me tre unaza të pavarura, me ndalim në fund dhe gjatësi fokale të madhe.

Rregjistrime me kualitet të lartë në formatet XAVC Intra dhe XAVC Long GOP në kartat e memorieve SxS

Kjo kamer suporton kodekët XAVC Intra dhe XAVC Long GOP gjithashtu edhe MPEG4 HD 422 50Mbps që është standardi më i pranuar për broadcast. Gjithashtu PXW-X180 regjistron edhe në MPEG4 HD 420 35Mbps, AVC HD dhe DV duke ofruar fleksibilitet dhe kursim parash.

Mekanizma kontrolli dual për filtrin ND për më shumë fleksibilitet

PXW-X180 është e pajisur me një funksion variablë për filtrin ND. Përdoruesi mund të zgjedh midis katër pozicioneve mekanike të filtrit ose kontroll linear të tij që lejon adaptimin e shpejtë dhe pa u ndier ndaj kushteve që ndryshojnë.

Wi-Fi / NFC (Near Field Communciation) me Content Browser Mobile

PXW-X180 ofron mundësi për ta kontrolluar nga smartphon-i juaj duke përdorur lidhje Wi-Fi dhe videot e filmuara mund të transferohen nga kamera tek smartphone-i juaj në formatin MP4. Ndërsa për smartphone që ofrojnë NFC është e mundur të bëhet autentikimi me një prekje.

 

Për më shumë informacion klikoni këtu, ose pyesni në forumin e AIBE.

 

 

Tags: , ,